Flamurtari prezanton goditjen e 6 në merkato, firmos Muhamed Useini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2017 | 14:15

Flamurtari prezanton goditjen e 6 në merkato, firmos Muhamed Useini

Klubi i Flamurtarit ka prezantuar sot përforcimin e 6 në këtë merkato. Mesfushori Muhamed Useini ka firmosur kontratën me klubin vlonjat dhe në këtë sezon do të mbajë mbi shpatulla fanellën kuqezi.

muhamed useini1

Useini në sezonin e fundit ishte pjesë e Renovës në Maqedoni. Më parë ai ka luajtur edhe për Shkëndijën, në një kohë që kjo skuadër drejtohej nga trajneri aktual i Flamurtarit, Shpëtim Duro. Tekniku kryeqytetas ka shumë besim te cilësitë e futbollistit 28-vjeçar dhe këmbënguli që ai të bëhej pjesë e vlonjatëve.

muhamed useini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"