Përmbys Partizani, vlonjatët transformohen pjesën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2015 | 15:12

Përmbys Partizani, vlonjatët transformohen pjesën e dytë

UntitledPARTIZANI FLAMURTARI 2-1

GOLAT Rrahmani 57′, Raçiç 78′ / Telushi 21′
PARTIZANI: Hoxha, Fejzullahu, Krasniqi, Cuculi, Rrahmani, Batha, Trashi, Vila, Nexhipi (Raçiç 55′), Mazrekaj (Daja 73′), Fazlliu (Vatnikaj 90′). (Në dispozicion: Xhika, Ibrahimi, Vrapi, Shabani). Trajner: Shpëtim Duro
FLAMURTARI: Xhelili, Veliu, Kuqi, Idrizi , Arbri, Telushi, Lena (Tomiç 76′), Vucaj (Kruja 66′), Nikoliç (Urdinov 58′), Hoxha, Buval. (Në dispozicion: Lika, Maxhuni, Shehaj, Abilaliaj). Trajner: Erenestino Ramela
KARTONË TË VERDHË: Trashi 43′, Batha 78′ / Hoxha 54′, Buval 70′
KARTONË TË KUQ: Arbri 79′
VËZHGUES: Hiqmet Kuka (Tiranë)
DELEGAT: Besnik Çela (Tiranë)
GJYQTARET L.Alla, D.Korreshi, O.Grabova (Lushnjë)

Partizani dhe Flamur tari u përballën në fushën asnjanëse të “Niko Dovanës”, në një prani të pakët tifozësh, por edhe ata që ishin, kontestuan ngjarjet e fundit dhe atë çfarë prodhoi sfida e djeshme. Të kuqtë e fituan ndeshjen me përmbysje me rezultatin 2-1. Nga ajo që u pa në fushën e lojës, u duk sikur të besuarit e trajnerit Ramela ua dhuruan fitoren të kuqve të kryeqytetit. Ky takim mund të përkufizohet thjesht me shifrat e rezultatit përfundimtar, dysh dhe njësh. Në gjuhën e basteve sportive, ky takim shkoi dysh-njësh, pasi pjesa e parë u fitua 1-0 nga vlonjatët, ndërsa në të dytën janë kryeqytetasit që përmbysin gjithçka, kjo falë edhe apatisë dhe gabimeve foshnjarake të miqve në 45 minutat e dyta.

Ishte një përballje me dy fytyra dhe një fitues. Në pjesën e parë Partizani nuk arrin në asnjë rast të godasë portën e portierit Xhelili të Flamurtarit, ndërsa kuqezinjve të Ramelës u mjafton një gjuajtje e zakonshme e Telushit për të shënuar një gol. E bukura e pjesës së parë të takimit ishte se deri në minutën e 21-të nuk pati asnjë gjuajtje në drejtim të portave respektive. Flamurtari pas minutës së 30-të e uli në maksimum ritmin e lojës.

Nëse në 45 minutat e para Partizani ishte konfuz në lojë, sapo nis fraksioni i dytë kemi një ndërrim rolesh. Të kuqtë marrin “flakë” duke e kthyer portën e Xhelilit në tabelë qitjeje, ndërsa vlonjatët janë ata që nuk bëjnë asnjë gjuajtje drejt portës së mbrojtur nga Alban Hoxha. I pakuptimtë ishte transformimi që pati mbrojtja vlonjate në pjesën e dytë, pasi ata gabonin shumë lehtë dhe të kuqtë nuk e patën të vështirë të gjendeshin para portës së Flamurtarit. Ndonëse mbrojtja mike u jep mundësi të shumta për të shënuar, “demat e kuq” nxjerrin në pah problemin e tyre të vjetër, finalizimin e aksioneve. Duke parë rrjedhën e ndeshjes, duhet thënë se të kuqtë nuk vuajtën shumë për të marrë trepikëshin, që i ngjit në kuotën e 47 pikëve.

 

DurooooDuro:  ishte një ndeshje e rregullt, e merituam fitoren

Ishte një situatë psikologjike , unë  e kam thënë dhe para ndeshjes, në  të tilla situata, në ndeshje të tilla,kur luajmë  me kundërshtarë të fortë në organikë, është e vështirë.

Ne jemi para një situatë që duhet të fitojmë, duhet të marim maksimumin në çdo ndeshje dhe patjetër janë të pranishme këto situata psikologjike. Ju  patë dhe rastet e  shumta për shënim.U ndëshkuam me gol dhe skuadra nuk ishte e qetë në pjesën e parë. Pastaj çdo gjë erdhi duke u vështirësuar. Megjithatë e rëndësishme është që ne arritëm të shënonim dy gola. Dhe pse  kishim mundësi të shënonim përsëri.  Më rëndësi është fitorja e 3 pikëve.

Martrëdhënië me tifozët
Tifozët kanë të drejtë, pas atij eliminimi, sigurisht i papritur, pas asaj fitoreje 2-0, e papritur gjithashtu. Por , janë gjëra që ndodhin në futboll. Nuk duhet ti kthehemi mbrapa. Më shumë se të gjithë e kam vuajtur unë shpirtërisht. Jo se dua të bëj pakt me tifozët, por sepse ata kanë pasur të drejtë. Pasi ata duan që Partizani të fitojë çdo ndeshje. Kështuqë  u jap  të drejtë atyre, por tashmë ai është një kapitull i mbyllur, duhet të shohim përpara. Nga ndeshja në ndeshje duhet të përgatitemi për të arritur rezultate pozitive.

Ndeshja
Për mua ndeshja ishte e rregullt. Nuk ka pasur asnjë aleancë. Flamurtari dhe vllaznia janë skuadra që  kanë dalë nga objektivat.

Nuk është motivi i Flamurtarit si ai i Partizanit në këto situata. Janë më të qetë në zhvillimin e kampionatit. Ne, në çdo ndeshje luajmë për tre pikë, pasi na kushtojnë shumë për vazhdimësinë dhe arritjen e objektivave. Në këtë aspekt dhe ndeshjen me Vllazninë e shohim të vështirë sepse dhe Vllaznia është e qetë në klasifikim.

Do bëjë lojën e saj, ne kemi përgjegjësi maksimale për të arritur objektivat, për të fituar ndeshjen. Sepse  çdo rezultat është kundra nesh.

Ne nuk e kemi mendjen tek derbi, vetëm tek ndeshja me Vllazninë. Nuk ka kuptim të mendojmë për derbin. Pasi së pari duhet të arrijmë maksimumin  me shkodranët.

 

RamellaRamela: I lejuam shumë raste Partizanit

“U shfaq një skuadër tjetër pas pjesës së parë dhe në fushë dukej sikur kishin zbritur vëllezërit binjakë të atyre që ishin në pjesën e parë, vetëm se në jetën e tyre nuk kishin prekur kurrë top me këmbë. Duhet ta vlerësojmë atë që ndodhi në pjesën e dytë, i lejuam shumë raste Partizanit, aq shumë raste sa që kur kam ardhur unë nuk i kemi lejuar në të gjitha ndeshjet bashkë. Unë i kam parë disa herë në Shqipëri këto raste të cuditshme për mënyrën se si humben ndeshjet dhe duket sikur ne jemi objekt i këtyre konstestimeve sikur e lejuam të fitojë Partizanin, por nuk është kështu. Për fat të keq në futboll kur rezultati nuk është ai i pritshëm tifozët mendojnë se ka dicka tjetër pas humbjes, por nuk është kështu”-tha tekniku i vlonjatëve për SuperSport.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"