Flamur Ruçi: Bylisi në rrugë të mbarë, në Superiore ngjitemi si kampionë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2024 | 23:32

Flamur Ruçi: Bylisi në rrugë të mbarë, në Superiore ngjitemi si kampionë

Ballshiotët i pret një kalendar i ngjeshur, ku do të ndeshen me Besën në fundjavë, me Kastriotin më 21 shkurt në transfertë (ndeshje e prapambetur) dhe më pas presin më 26 shkurt Elbasanin. Trajneri Arian Bellai dhe stafi i tij kanë bërë thirrje në analizën pas fitores në derbin me Apoloninë për kujdes duke nga sfida me Besën.

bylis

Ata ndërkohë kanë analizuar dje edhe takimin e kundërshtarit të radhës, Besën që fitoi në derbin me Luzin duke qenë se në fundjavë do të jenë mysafirë në Kavajë. Flamur Ruçi është një nga pikat e forta të Bylisit këtë sezon. Ruçi luan sezonin e tij të katërt në Ballsh dhe në një prononcim për “Panorama Sport”, shtatlarti nga Berati ka pohuar: “Apolonia është një ekip që meriton respekt dhe vlerësim për futbollin që bën, por edhe për kualitetet që ata kanë në gjirin e tyre.

Në fakt, në pjesën e parë ne e kërkuam golin, por ekipi mik ishte shumë i mbyllur. Ndërsa e dyta foli vetëm për ne. Dominuam me lojë dhe rezultat dhe me pak vigjilencë, nuk duhet të kishim pësuar as gol. Bylisi është në rrugë të mbarë. Jemi këtu sepse e kemi merituar. Kemi bërë shumë mirë në takimet me rivalët dhe ia kemi dalë që të marrim maksimumin, sepse kemi dominuar. Duhet shumë kujdes, si në takimet jashtë fushe ashtu edhe në Ballsh.

Ekipet tashmë bëjnë llogari me ‘laps e letër’. E kam provuar edhe dy vite më parë të ngjitem në Superiore me këtë skuadër dhe kam besim se me grupin që kemi, me punën e mirë që bëhet këtu dhe ecurinë e deritanishme, Bylisi ia del që ta ruaj vendin e parë dhe në fund të ngjitemi në Superiore.

ERJON SALIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"