Fitoi titullin me Teutën dhe “Këpucën e Artë”, Dejvi Bregu: Kjo është arritja ime më e madhe, ju tregoj kthesën që na dha forcë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2021 | 19:56

Fitoi titullin me Teutën dhe “Këpucën e Artë”, Dejvi Bregu: Kjo është arritja ime më e madhe, ju tregoj kthesën që na dha forcë

Talenti vlonjat Dejvi Bregu, arriti të fitonte titullin me Teutën, teksa u shpall edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit. Në prononcimin pas këtij suksesi, për “Gol pas Goli”, Bregu u shpreh:

Bregu

“Duhet të ikja larg shtëpisë që të dukesha ky që jam sot. Kjo është arritja ime më e madhe. Dua të falënderoj presidentin, të gjithë tifozat që më kanë mbështetur. Shkëputja e madhe e pikëve nga Vllaznia na demoralizoi pak, por nuk na i humbi besimin. Fitorja ndaj Vllaznisë, ishte kthesa e madhe që na dha forcë. Jam shumë i lumtur për këtë sukses, gjërat e tjera nuk janë në dorën time, sa kam mundësi do të jap maksumimin.

Kontrata ime me Teutën mbaron mbas Kupave të Europës. Deri në fund të Kupave të Europës do të jap maksimumin për Teutën, për momentin nuk kam asgjë konkrete për të ardhmen”, u shpreh Dejvi Bregu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"