Finalet europiane fusin në telashe skuadrat e Italisë, situatë kaotike me bileta e ndeshjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 13:49

Finalet europiane fusin në telashe skuadrat e Italisë, situatë kaotike me bileta e ndeshjeve

Italia sheh këtë sezon 3 skuadra nga Seria A të cilat kanë shkuar në finalet e Europës. Interi në Ligën e Kampioneve, Roma në Ligën e Europës dhe Fiorentina në Ligën e Konferencës janë skuadrat që do të tentojnë të marrin trofeun.

inter roma fiorentina

Por, kualifikimi në finale ka sjellë edhe një situatë të pazakontë në të tria kampet. UEFA ju ka shpërndarë klubeve biletat e ndeshjes dhe kërkesa për një biletë është jashtëzakonisht më e madhe sesa sasia e tyre. Kështu, Interi do të ketë 20 mijë bileta, Roma 15.500 dhe Fiorentina 6 mijë ndërkohë që kërkesat janë në qindra mijëra.

Të tre klubet i kanë ende në gjendje biletat dhe nuk e kanë vendosur se si do t’i shpërndajnë. Interi nuk i ka nxjerrë në shitje ende pasi janë shumë pak bileta në krahasim me të abonuarit vjetor dhe këta do të jenë të vetmit që do të marrin biletë, por e paqartë mbetet mënyra e përzgjedhjes.

Nga ana tjetër, Fiorentina dhe Roma nuk kanë ende një ide se si do të shiten biletat pasi janë edhe më të pakta në numër dhe koha nuk premton shumë duke qenë se finalet e tyre do të luhet para asaj të Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"