Erzeni shfaqet i vërtetë e plot grintë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2013 | 14:32

Erzeni shfaqet i vërtetë e plot grintë

Tifozeria shijakase për herë të parë gjatë këtij kampionati ka parë një Erzen të vërtetë e plot grintë. Si rrjedhojë ajo ka shijuar të dielën një fitore të thellë brenda në Shijak ndaj Luzit. Trajneri Albert Bozhanaj thotë: “Jam mjaft i kënaqur me shpirtin e lartë të garës që manifestuan të gjithë futbollistët. Jam ndier keq kur u penalizuam me një penallti të padrejtë, por kisha besim se djemtë nuk do të pajtoheshin me disavantazhin e pësuar. Ishte një fitore shumë e bukur”, – përfundon Bozhanaj.
Fiqiri Lala

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"