Erzeni kërkon të përsëritë historinë ndaj Partizanit, vetëm një mungesë për skuadrën e Deliallisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 19:02

Erzeni kërkon të përsëritë historinë ndaj Partizanit, vetëm një mungesë për skuadrën e Deliallisit

Erzeni ka lënë pas një ndeshje me shumë ngarkesë në Shkodër, teksa në 120 minuta lojë tentoi kualifikiminnë Kupë, por nuk ia doli dot kundër Vllaznisë. Trajneri Alfred Deliallisi ka marrë sinjalet e duhura nga skuadra, ndërsa e rëndësishme tashmë për shijakasit është mbijetesa.

erzeni

Ndeshja e radhës është shumë delikate, pikërisht kundër Partizanit të dielën në orën 14:00 në stadiumin e Rrogozhinës. Shijakasit arritën një fitore të madhe në fazën e dytë me kampionët në fuqi në stadiumin “Air Albania” dhe do të kërkojnë të përsërisin suksesin, me synimin për t’u shkëputur nga zona e rrezikshme.

Trajneri Deliallisi nuk do të ketë në dispozicion vetëm mbrojtësin e krahut të djathtë, Ante Osmanllari, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. Gjasat janë që në vend të tij të luajë Bekim Maliqi, ndërsa është kthyer i gatshëm sulmuesi maroken, Marzuk, i cili luajti edhe në Shkodër.

ERALD DERVISHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"