EKSKLUZIVE/ Aksionet e Tiranës, reagon kreditori: Halili kërkoi marrëveshje, borxhi ka shkuar 2.6 milionë euro…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 22:46

EKSKLUZIVE/ Aksionet e Tiranës, reagon kreditori: Halili kërkoi marrëveshje, borxhi ka shkuar 2.6 milionë euro…

Darling Preza, kreditori që ka kërkuar shitjen e aksioneve të KF Tiranës ka sqaruar çështjen e ankandit. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, Preza sqaroi në detaje çështjen e tij me Halili “sh.p.k” që zotëron 66% të aksioneve të KF Tiranës.

tirana

Zoti Preza, morëm vesh që ankandi i parë nuk pati asnjë ofertues, është e vërtetë?

Po, është e saktë. Do të ketë një ankand të dytë dhe të ulet çmimi me 30 për qind? Diçka e tillë.

Çfarë do të ndodhë më pas nëse dështon edhe ankandi i dytë?

Nëse ankandi dështon përsëri, mbetet që ta marr unë në pronësi, pjesën e aksioneve.

Jeni i gatshëm për këtë veprim?

Unë për hir të së vërtetës që sot(dje) u përgatita dhe isha i gatshëm nëse nuk kishte ofertues. Meqë më keni kontaktuar dua të sqaroj diçka. Përafërsisht sot, shuma e detyrimit është 2.6 milionë euro. Logjikisht çdokujt i intereson që këto aksione t’i marrë sa më lirë. Nëse klubin e marr 1.6 milionë euro, debitori më detyrohet edhe 1 milion euro dhe nëse e marr 1.2 atëherë më detyrohet 1.4 milionë. Ofertues nuk ka pasi, pasi e kaluara është ajo që i shqetëson. Nëse ka blerës me 3 milionë euro dhe do Zoti po, atëherë ndihmon edhe klubin.

Çfarë pritet nga ankandi i dytë?

Mund të jetë sërish z. Halili që të mbajë kontrollin e klubit. Shprehu interesin që të bëhej një marrëveshje, por sot(dje) ishte vonë. Ishte dita e fundit e ankandit të parë. Lamë që në këto 15 ditë nga ankandi i dytë, të bëjë gati ofertën. Ankandi është i hapur. Për më tepër që unë nuk vendos ankandin, thjesht marr pjesë. Në fund dua të sqaroj se unë e kam çështjen me Halili “shpk” dhe marrëveshja është me “mund”.2PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"