EKSKLUZIVE/ Një “dhuratë” për Starovën, Laçi afron ish-mesfushorin e Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2019 | 16:35

EKSKLUZIVE/ Një “dhuratë” për Starovën, Laçi afron ish-mesfushorin e Kastriotit

Vetëm pak ditë më parë, Ersil Ymeraj zyrtarizoi largimin nga Kastrioti, pasi krutanët ranë në Kategorinë e Parë në fund të sezonit të kaluar.

ersil ymeraj

Ymeraj shprehej se kërkonte një aventurë në Superiore, dhe tashmë, mesfushori ka arritur akordin me Laçin, për të qenë sërish në elitën e futbollit shqiptar.

“Panorama Sport” mëson se 25-vjeçari, ka gjetur akordin me kurbinasit dhe ka firmosur një kontratë për dy vite me ta. Ymeraj i shtohet kështu listës së lojtarëve që trajneri Sulejman Starova do të ketë në dispozicion këtë sezon, duke i shtuar vlera repartit të mesfushës.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"