Ekskluzive / Kukësi bën një tjetër përforcim, firmos ish-mbrojtësi i Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2017 | 12:39

Ekskluzive / Kukësi bën një tjetër përforcim, firmos ish-mbrojtësi i Korabit

Kukësi afron Ardit Peposhin. Mbrojtësi i majtë ka nënshkruar sot për skuadrën verilindore, e cila ka shprehur interes dhe më parë për 24-vjecarin. Peposhi kthehet në shtëpi, pasi lojtari është nga Kukësi, pavarësisht se ka dalë nga si lojtar nga klubi i Tiranës, për të cilën ka luajtur dhe 3 sezone, dhe pse nuk ka pasur shumë hapësirë për shkak dhe të moshës së tij të re.

Ardit Peposhi Korabi

Peposhi ka qenë pjesë e Teutës, Bylisit dhe Korabit sezonin e fundit. Gazeta mëson se mbrojtësi ka firmosur një kontratë 1-vjecare me të drejtë rinovimi dhe për një vit tjetër. Ka qenë trajneri Milinkovic që ka dhënë “OK”-in për 24-vjecarin.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"