EKSKLUZIVE/ Jang Bojs jep 600 mijë euro, Tirana lëkundet për Muçin. Zbulohen prapaskenat, Halili kërkon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2021 | 23:45

EKSKLUZIVE/ Jang Bojs jep 600 mijë euro, Tirana lëkundet për Muçin. Zbulohen prapaskenat, Halili kërkon…

Ernest Muçi është fjala numër një te Tirana. Për sulmuesin e talentuar janë me dhjetëra oferta që qëndrojnë në tavolinën e bardhebluve. Prej disa ditësh Refik Halili është duke e menduar se çfarë do të bëjë me lojtarin dhe nëse do ta shesë këtë merkato janari apo do të presë deri në momentin më të mirë për të marrë maksimumin nga ai.

Muci-Selamni

Në fakt, Halili kërkon vetëm maksimumin. Edhe pse oferta e ardhur është 600 mijë euro, ai po mendohet nëse do ta japë apo jo talentin bardheblu. Është i sigurt që Tirana mund ta mbajë edhe për një kohë të gjatë. Shumë skuadra nga Suedia, Zvicra, Kroacia, Turqia, Austria, madje dhe ukrainase kërkojnë futbollistin. Megjithatë, “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se klubi që ka bërë ofertën më të lartë është Jang Bojsi, që ka vënë në tavolinë 600 mijë eurot. Zviceranët kërkojnë kartonin e plotë, mirëpo nga ana tjetër, klubi bardheblu mendon ndryshe.

Mësohet se presidenti Halili kërkon 700 mijë euro dhe gjithashtu të ruajë pronësinë e 10% të kartonit të Muçit në shitjen e radhës. Problemi është i thjeshtë nëse Tirana do të lërë të lirë lojtarin për 600 mijë euro apo jo. Klubi bardheblu kërkon mbi 700 mijë euro, ndërsa 600 mijë eurot i ka në tavolinë. E sigurt është se Tirana është ebindur që Muçi vlen më shumë nga oferta më e lartë që ka ardhur deri tani. Nëse sulmuesi shitet, kjo do të ishte një nga goditjet më të mëdha të Tiranës deri më tani.

muci

Drejtuesit janë të dyzuar për të bërë hapin konkret, në një kohë që zviceranët nuk është se duan të presin gjatë. Halili beson se oferta më të larta mund të vijnë për Muçin nëse ky i fundit bën një paraqitje të kënaqshme këtë sezon me fanellën bardheblu dhe gjithashtu Kombëtaren U- 21. Durim deri më 31 janar…

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"