EKSKLUZIVE/ Do luajë në Superiore, Seferi zbulon të ardhmen: Sezonin tjetër do jem pjesë e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2021 | 0:35

EKSKLUZIVE/ Do luajë në Superiore, Seferi zbulon të ardhmen: Sezonin tjetër do jem pjesë e…

Taulant Seferi pranon se Tirana dështoi këtë sezon të fitonte titullin kampion. Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi tha se është i lumtur për golat. Nga ana tjetër, ai konfirmoi qëndrimin në Superiore, me ekipin e Tiranës.

Seferi

Seferi, keni shënuar sërish dy herë në portën kundërshtare, këtë herë ndaj Skënderbeut…

Shënova dy gola. Kam qenë i mërzitur, sepse nuk arritëm objektivat e klubit, por ç’të them. Ishte ndeshja e fundit e kampionatit. Shënova dy gola për vetëbesim. Ndihem shumë mirë këtu te Tirana.

Do të grumbulloheni në ekipin përfaqësues. Mungonit prej shumë muajsh…

Mezi e kam pritur ftesën e Kombëtares. Mezi pres t’i bashkohem grupit dhe të bëj mirë me përfaqësuesen. Dua të tregoj vlerat e mia në fushën e lojës.

Mund të themi që Tirana nuk ia doli të fitonte titullin, ndonëse në fillim qëllimet ishin të larta?

Normalisht që prisja shumë, por nuk ia dolëm. Tirana është klub i madh. Pritet që të jetë lart, por nuk ia dolëm këtë vit. Shpresoj që vitin tjetër të jemi shumë pranë objektivave.

Kjo do të thotë se ju do të luani edhe sezonin tjetër me Tiranën?

E ardhmja është pranë Tiranës. Me shumë gjasa do të jem pjesë e bardhebluve në sezonin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"