EKSKLUZIVE/ Arrihet marrëveshja, futbollisti vlonjat rikthehet për herë të 3-të te Luftëtari

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 19, 2018 | 22:29

EKSKLUZIVE/ Arrihet marrëveshja, futbollisti vlonjat rikthehet për herë të 3-të te Luftëtari

Ndodhi ajo që pritej, Lejdi Liçaj është zyrtarisht futbollist i Luftëtarit. Ishte përfolur që në fillim të merkatos së janarit, për një transferim të futbollistit vlonjat te skuadra gjirokastrite, teksa burime të besueshme pranë klubit bluzi, konfirmojnë për “Panorama Sport”, se marrëveshja është arritur sot.

Lejdi Licaj - Albano Aleksi

30-vjeçari rikthehet për herë të tretë te Luftëtari. Kujtojmë që ai ka qënë pjesë e këtij klubi në sezonet, 2012-2013 dhe 2015-2017. Me fanellën e gjirokastritëve, Liçaj ka shënuar në total te 7 gola.





www.minuta90.com