E bujshme! Ançeloti si trajneri i ri i Brazilit, akordi është shumë afër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2023 | 19:19

E bujshme! Ançeloti si trajneri i ri i Brazilit, akordi është shumë afër

Karlo Ançeloti pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit. Lajmin e bujshëm e sjell prestigjiozja braziliane “O’Globo” e cila ka shpjeguar se drejtuesit e Federatës Braziiiane shohn trajnerin italian si emrin e duhur për të kthyer përsëri këtë përfaqësuese në majën e futbollit botëror.

ANCELOTI

Gazeta e njohur braziliane bën të ditur se Federata është gati të presë deri në fundin e këtij sezoni, duke lënë postin e trajnerit vakant, për të firmosur më pas me Anaçelotin i cili do të kishe kështe mundësinë që të mbyllte edicionin me Real Madrid. Për këtë arsye, pritet që të ketë një udhëtim drejt Madridit të presidentit të Federatës Braziliane, Ednaldo Rodrigues për të takuar atë të Realit, Florentino Perez.

Ançeloti duket se është parimisht dakord, por nuk ka ndër mend të largohet me polemika nga Madridi, ku ka një kontratë deri në vitin 2024. Për këtë arsye, do të kërkohet një akord që të prishet para kohe kjo marrëveshje, në mënyrë që trajneri italian të marrë drejtimin e “seleçao” për të ndërtuar një cikël që të kulmojë me Kupën e Botës 2026.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"