Dramë në frymën e fundit, Skënderbeu thyhet kur askush s’e priste (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 21:01

Dramë në frymën e fundit, Skënderbeu thyhet kur askush s’e priste (VIDEO)

Skënderbeu doli i mposhtur nga transferta e Jang Bojsit. Në sfidën e fundit në grupin B, korçarët e nisën pjesën e parë të vakët, dhe ajo u mbyll pa shumë raste në të dyja portat.

Me fillimin e të dytës, ishte Gavazaj që në të 51-tën, shënoi golin që zhbllokoi rezultatin. Por, avantazhi zgjati vetëm 3 minuta, dhe Horo barazoi me kokë pas një harkimi të bukur.

gavazaj

Të dyja skuadrat patën raste për të shënuar, por portierët respektivë bënë detyrën. Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, ishte Asale që në një rrëmujë në sekondat e fundit të lojës, pas një goditje këndi, shënoi me Shehin që nuk kishte çfarë të bënte.

Përfundimisht, 2-1 në Zvicër, me Skënderbeun që mposhtet në sekondat e fundit, atëherë kur nuk e priste askush.

 

 

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE

skend

Mbyllet takimi. Jang Bojs 2-1 Skënderbeu

95’ Asale shënon pak minuta pasi u fut në lojë. Pas një harkimi nga goditja e këndit, një rrëmujë në zonë dhe afrikani shënon golin e dytë për Jang Bojsin.

90′ 4 minuta shtesë.

90’ Shehi largon një tjetër top që po shkonte drejt kuadratit, pas goditjes së dënimit.

89’ Karton i verdhë edhe për Micin, i cili pasi shkakton një goditje dënimi në hyrje të zonës, nuk falet nga gjyqtare uellsian.

80′ Lilaj rrëzohet në zonë, dhe pretendon për 11-metërsh, por asgjë pë arbitrin.

76’ Largohet nga fusha Demte, në lojë Taku.

75’ Gavazaj godet pas një depërtimi nga krahu i djathtë i sulmit, por portieri Volfli shpëton mrekullisht.

73’ Karton i verdhë për Horo, pas një ndërhyrje të parregullt nga mbrapa ndaj Lilajt.

72’ Daja kryen zëvendësimin e parë. Largohet Sahiti, në fushë Osmani.

69’ Përsëri Shehi vendimtar. Nsame godet pas një topi të marrë nga Tekseira, por ai ruan përsëri barazimin.

67’ Demte rrëmben një top nga një pasiguri e mbrojtjes së Jang Bojs, por mbyllet menjëherë dhe nuk arrin të shfrytëzojë një rast të artë.

62’ E njëjta skemë si në golin e parë, Horo godet me kokë pas një harkimi të bukur, por Shehi këtë herë gjendet në pozicion dhe grushton.

55’ Muzaka ka rastin të barazojë, por godet shumë lehtë, dhe portieri Jang Bojs pret.

jang bojs

54’ Jang Bojs gjen shumë shpejt barazimin, me Horo, i cili çon topin në cepin tjetër të Shehit, dhe gardiani Skënderbeut nuk ka çfarë të bëjë për ta ndalur.

51’ GOOOOL. Shënon Gavazaj. Pas një depërtimi të bukur të Demte, ai bllokohet në fillim nga mbrojtësit e Jang Bojs, por nga pas vjen Gavazaj dhe nuk fal, edhe me portën që ishte e boshatisur.

Nis pjesa e dytë në Zvicër.

pjesa e pare

Mbyllen dy minutat shtesë dhe e gjithë pjesa e parë. Jang Bojs 0-0 Skënderbeu

46’ Ngamaleu ka një rast shumë të mirë, teksa futet në zonë i pashqetësuar nga mbrojtja e Skënderbeut, por e largon shumë topin nga këmbët, dhe mbyllet.

45’ 2 minuta shtesë në pjesën e parë.

32′ Godet Shik nga goditja e dënimit, por Shehi pozicional pret.

31’ Ndërhyrje e gabuar nga Aliti në hyrje të zonës. Karton i verdhë edhe për mbrojtësin e Skënderbeut.

25’ Goditja e parë për korçarët, nga Mici, por shumë larg kuadratit.

22’ Sfidë e kujdesshme nga të dyja ekipet deri tani. Skënderbeu dhe Jang Bojs nuk rrezikojnë.

16’ Sahiti kalon bukur në krahun e djathtë, por Jos e ndalon në mënyrë jo të rregull. Ky i fundit ndëshkohet edhe me të verdhë.

4′ Kartoni i parë i verdhë për zviceranët, Ngamaleu.

1′ Nis ndeshja. Jang Bojs luan topin e parë.

 

LIVE | Jang Bojs 2-1 Skënderbeu

Golat: Horo 54′, Asale 95′ / Gavazaj 51′

KV: Aliti, Demte / Ngamaleu, Joss, Horo

FORMACIONET

Skënderbeu: Shehi; Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici; Muzaka, Lilaj, Nimaga; Gavazaj, Sahiti, Demte. Trajner: Daja

Jang Bojs: Volfli; Mbabu, Uthtriç, Burki, Jos; Shik, Abisher, Ngamaleu; Tekseira; Nsame, Horau. Trajner: Huter

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"