Domosdova, stërvitje fakultative

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2013 | 12:06

Domosdova, stërvitje fakultative

Problemet ende s’kanë përfunduar tek ekipi i Domosdovës, pavarësisht rezultatit pozitiv të transfertës së fundit. Lojtarët herë paraqiten në stërvitje dhe herë jo. Edhe në ndeshjen me Korabin të gjithë lojtarët veteranë nuk pranuan as të udhëtonin me ekipin për këtë sfidë. Bëhet e ditur se ende nuk është bërë likuidimi i pagave të lojtarëve, çka është edhe arsyeja e neglizhencës së tyre, sidomos atyre veteranë te Domosdova. Futbollistët tregojnë se deri tani po i mbajnë me shpresa duke u thënë se do të likuidohen.
Ledion Qoshku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"