Domosdova në pozicion komod

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2013 | 11:29

Domosdova në pozicion komod

Fitorja me rrogozhinasit u ka dhënë kurajë prrenjsakëve që po tregojnë një formë të mirë në këtë fundkampionat. Dhe si fundkampionat fati u ka rezervuar një ndeshje sa të vështirë aq edhe të rëndësishme. Prrenjsakët do të luajnë transfertën e fundit për këtë sezon ndaj Veleçikut kryesues. Një ndeshje që, pavarësisht se nuk vendos asgjë për prrenjsakët, vlerësohet nga këta të fundit maksimalisht. Duke kërkuar edhe mbështetjen e tifozerisë prrenjsake, lojtarët shpresojnë të bëjnë surprizën.
Ledion Qoshku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"