Domosdova, mes baltës dhe shiut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2013 | 10:50

Domosdova, mes baltës dhe shiut

Lojtarët prrenjsakë këto ditë janë detyruar të stërviten në mes të baltës dhe shiut që nuk resht së rëni. Dhe mungesa e kullimit të ujin shkakton përmbytje të fushës sportive duke e kthyer në një pellg të madh. Para ardhjes në krye të bashkisë, z.Bajazit Karriqi premtoi ndërtimin e një stadiumi të ri, por deri tani s’ka pasur asnjë lëvizje në këtë drejtim. Është paradoksale që prrenjsakët të vuajnë për një fushë sportive të mirëfilltë, pasi qyteti shtrihet në disa kilometra terren fushor.
Ledion Qoshku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"