Domosdova i rikthehet stërvitjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2013 | 12:45

Domosdova i rikthehet stërvitjes

Dalin në stërvitje lojtarët prrenjsakë pas premtimit të marrë nga bashkiaku Karriqi se rrogat do t’u jepen këto ditë. Aludimet dhe fjalët se ekipi do të shkrihet ia kanë lënë vendin marrëveshjes së të dyja palëve që kanë vendosur t’i kthehen normalitetit. Kështu, nën urdhrat e Lulëzim Rirës lojtarët dje kanë vazhduar stërvitjen duke pritur ditën e marrjes së pagave. Nën zë disa prej prrenjsakëve shprehen skeptikë për premtimet e njëpasnjëshme të bashkiakut Karriqi, të cilat deri më tani kanë rezultuar false.
Ledion Qoshku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"