Devolli konfirmon Stavri Nicën, priten 4-5 afrime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2019 | 13:11

Devolli konfirmon Stavri Nicën, priten 4-5 afrime

Kryebashkiaku i ri i Devollit është një i pasionuar pas futbollit dhe nuk ka humbur kohë për ekipin e sezonit të ri. Ai është takuar së pari me trajnerin Stavri Nica dhe të dy kanë rënë dakord për bashkëpunim.

nica

Më 5 gusht Devolli do të nisë stërvitjen intensive, sepse nuk ka shumë kohë. Trajnerit Nica i është lënë dorë e lirë dhe pritet që ai të afrojë 4-5 futbollistë cilësorë, që do ta ndihmonin ekipin për një paraqitje sa më të mirë në kampionat.

Trajneri durrsak ka vendosur të marrë edhe familjen e tij në Bilisht, në mënyrë që të jetë gjithë kohën i fokusuar vetëm te puna me ekipin. Presidenti i ri i Devollit pritet të plotësojë shumë shpejt stafin teknik dhe atë drejtues. Ai ka bërë të ditur se kërkon të emërojë në këto poste njerëz që kanë përvojë në këtë drejtim, pasi dëshiron që gjithçka të jetë korrekte në ekip. Pritet të konfirmohen edhe donatorët që do të mbështetin skuadrën për një ecuri sa më të mirë në Kategorinë e Parë, ku dihet që shpenzimet janë më të mëdha.

Thanas Çeva

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"