Derbi pa kartona, Evertoni dhe Liverpuli ndahen në “paqe”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2018 | 15:31

Derbi pa kartona, Evertoni dhe Liverpuli ndahen në “paqe”

Është mbyllur në shifrat e bardha 0-0 një nga derbit e kësaj jave në Angli. Liverpul dhe Everton janë ndarë në paqe. Si rrallëherë është zhvilluar një ndeshje e qetë aq sa arbitri nuk është detyruar ta nxjerrë asnjëherë kartonin nga xhepi, cka është një gjë e rrallë për një ndeshje të tillë.

0003

Ylli i momentin në Premier Ligë, Salah, ka munguar për shkak dëmtimi dhe duket se “të kuqtë” janë shumë të varur nga egjiptiani. Gjithashtu mungesë e rëndësishme për Klop ishte dhe ajo e Emre Can, gjithashtu për dëmtim, cka duket i rëndë dhe gjermani e ka mbyllur sezonin dhe rrezikon edhe Kupën e Botës.

Për sa i përket ndeshjes nuk ksihte shumë raste për tu përmendur. Liverpul domino në qarkullim dhe në goditje në kuadrat por nuk arriti të konkretizonte rastet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"