Debutim ëndrrash në Botëror, FIFA vlerëson Adnan Januzajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2018 | 22:23

Debutim ëndrrash në Botëror, FIFA vlerëson Adnan Januzajn

Debutim ëndrrash për mesfushorin me origjinë shqiptare Adnan Januzaj. 23-vjeçari e shfrytëzoi në maksimum shansin e dhënë nga trajneri Martinez teksa realizoi një super gol në minutën e 51-të duke shtangur tifozët anglez dhe duke i siguruar Belgjikës vendin e parë.

36340460_1702936116441550_7673645401487966208_n

Januzaj qëndroi në fushën e lojës 86-të minuta, teksa më pas u ndërrua nga Mertens. Nuk munguan duartrokitjet për mesfushorin gjatë zëvendësimit. Në fundin e ndeshjes ai u zgjodh nga FIFA edhe lojtari më i mirë i takimit, duke lënë në hije shumë yje qoftë anglez apo edhe belg.

Januzaj mvp

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"