Çudia, Çelsi me ekip më të ri sesa Liverpuli në finalen e Kupës Karabao

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2024 | 23:48

Çudia, Çelsi me ekip më të ri sesa Liverpuli në finalen e Kupës Karabao

Çelsi e përfundoi fina len e Kupës Karabao me një ekip më të ri sesa Liverpuli të dielën, pavarësisht se “reds” kishin pesë lojtarë të diplomuar në akademi. Jyrgen Klop fitoi trofeun e tij të shtatë të madh si trajner i Liverpulit, pasi Virxhil van Dajk u kthye në shtëpi si përcaktuesi i fatit të finales së “Uemblit” në minutën e 118-të të kohës shtesë.

_132735161_gettyimages-2031346918

Trajneri gjerman tha pas triumfit se ky është trofeu më i veçantë që ka ai ka fituar dhe ai ndau krenarinë e tij për akademinë e klubit pas ndeshjes. Të kuqtë e përfunduan ndeshjen me pesë lojtarë që janë prodhim i akademisë së tyre: Xharrell Kuansah, Bobi Klark, Xhejms MekKonell, Xhejden Dens dhe Kaoimhin Kelleher, me këtë të fundit i cili bëri heroin me një seri pritjesh duke mbajtur skuadrën e tij në ndeshje. Xho Gomez dhe Harvi Eliot gjithashtu iu bashkuan klubit shumë herët në karrierën e tyre, me këtë të fundit ende vetëm 20 vjeç.

CELSI

Por ndërsa Liverpuli ka rrëmbyer vlerësimet për fitoren e tyre me një ekip kaq të ri, Çelsi në fakt e mbylli ndeshjen me një skuadër akoma më të re në moshë. Mosha mesatare e bluve në fund të ndeshjes ishte vetëm 22.6 vjeç, më e ulët se ajo e Liverpulit 24.1 vjeç. Por edhe skuadra e Mauricio Poçetinos, e cila nisi ndeshjen ishte më e re në moshë 23.9 vjeç.

LIVERPULI

Por ndryshimi është se ajo ishte shumë më e shtrenjtë. Që kur Tod Bohli mori drejtimin e klubit, Çelsi ka shpenzuar shuma marramendëse për disa lojtarë. Çmimi total i skuadrës së finales së Çelsit ishte 529 milionë paund, mesatarisht 48 milionë paund për lojtar, pavarësisht se Levi Koluill dhe Trevoh Çalobah nuk kanë kushtuar asnjë qindarkë.

Ndërkohë, formacioni titullar i Liverpulit kushtoi vetëm 159 milionë paund, me 124 milionë paund prej të cilave janë shpenzuar vetëm për Van Dajkun dhe Luis Diazin. Ishmbrojtësi i Mançester Junajtid dhe Anglisë, Geri Nevil, e quajti Çelsin një skuadër dështakësh 1 miliard paundëshe pas ndeshjes, gjatë komentit të tij për “Sky Sports”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"