Çështja e Solomonit në Apel, ja kur merret vendimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 8:36

Çështja e Solomonit në Apel, ja kur merret vendimi

Ish-sulmuesi i Partizanit, Theofilus Solomon, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit, nën akuzën “Dhunë në familje”. 25-vjeçari pati një debat të ashpër me partneren e tij në mes të lagjes ku banonin dhe është arrestuar.

teofilius solomon

Sulmuesi nigerian ka depozituar ankimimin e tij në Gjykatën e Apelit dhe çështja e tij ka mbërritur ditën e djeshme. Pas depozitimit të ankimimit, një vendim për sulmuesin do të merret brenda 10 ditëve të ardhshme.

Solomon ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, për të ulur dënimin e tij, që sipas Kodit Penal, parashikohet deri në 5 vite. Solomon duhet të ishte transferuar në Kuvajt me datë 21 shkurt, ditën e diel, për të firmosur me ekipin e Al-Qadsia. Por, pas arrestimit të tij, transferimi është shtyrë dhe 25-vjeçari po pret të mësojë vendimin final të Gjykatës së Apelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"