“Çdo fillim e ka një fund”, futbollisti kuksian i jep lamtumirën përmes falënderimeve skuadrës së vendlindjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2024 | 16:09

“Çdo fillim e ka një fund”, futbollisti kuksian i jep lamtumirën përmes falënderimeve skuadrës së vendlindjes

Fluturim Domi është larguari i radhës nga skuadra e Kukësit, duke i dhënë lamtumirën skuadrës së vendlindjes pas disa sezonesh. Duke mos pasur hapësira aktivizimi, lojtari mesa duket ka vendosur të ndryshojë ambient dhe të gjejë një ekip të ri për të vazhduar karrierën.

domi

Flitet se Domi ka oferta si nga klube të Superiores dhe Kategorisë së parë, por edhe nga Kosova. Ndaj, shumë shpejt pritet të mësohet edhe destinacioni i ri futbollistit kuksian, ka qenë vetë 23-vjeçari që përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka zyrtarizuar “divorcin” me Kukësin., me të cilin ka zhvilluar 47 ndeshje, ku ka shënuar 4 gola.

Ja njoftimi i Domit për largimin nga Kukësi:

“Çdo fillim e ka një fund! Pas shumë vitesh largohem nga klubi i qytetit tim, ku u rrita dhe jam munduar që të jap maksimumin sa herë që është kërkuar kontributi im. I uroj Kukësit shumë suksese dhe shpresoj që të përmbushë objektivat e tij. Dua të falënderoj përzemërsisht tifozët kuksianë që janë gjithnjë pranë skuadrës dhe e mbështesin atë pa kushte. Do të jeni gjithnjë në zemrën time”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"