Bylisi nuk njeh kundërshtarë, trajneri Bellai pas fitores me Besën: Skuadra ka vetëm një mision, Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2024 | 16:17

Bylisi nuk njeh kundërshtarë, trajneri Bellai pas fitores me Besën: Skuadra ka vetëm një mision, Superioren

Bylis nuk ndalet në misionin Superiore, teksa në javën e fundit ka “likuiduar” Besën, takim i cili u zhvillua në shtëpinë e Partizanit. Pas fitores bindëse, Arjan Bellai, trajner i Bylis për “Panorama Sport” u shpreh:

Arian Bellai, trajneri i Bylisit

Skuadra ka një mision të vetëm, elitën e futbollit shqiptar, ndaj nuk duhet të humbim asnjë ndeshje. Ishte një fitore që ndoshta mund të ishte më e thellë. Lëshuam pak në pjesën e dytë, pasi ruajtëm disa lojtarë për ndeshjen e radhës kundër Kastriotit, duke aktivizuar më të rinjtë. Kjo ishte dhe një farë rrokade për të parë edhe këta lojtarë.

Ruajtëm futbollistët që kanë më shumë ndeshje e më shumë minuta. Rëndësi ka fitorja e për këtë i përgëzoj djemtë dhe të përqendrohemi te ndeshja e vështirë e së mërkurës në fushën e Kastriotit. Të vazhdojmë ritmin e të marrim fitore për të qenë gjithmonë në krye. Është më e vështirë ta mbash kreun se sa ta marrësh. Dhe ne këtë përpiqemi të bëjmë dita ditës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"