Bylisi mbyll sezonin me kalendar “ferri”, misioni për vendin e parë nis nga Lushnja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 15:41

Bylisi mbyll sezonin me kalendar “ferri”, misioni për vendin e parë nis nga Lushnja

Në Ballsh e gjithë vëmendja është përqendruar te transferta e Lushnjës. Me Xhonatan Lajthinë, Gëzim Krasniqin, Kibe Xheferson dhe në pritje të kapjes së formës nga Kamara dhe Soza, Bylisi pritet të shkojë në Lushnjë me rikthime të rëndësishme.

bylis goxha

Një gjysmë formacioni në radhët e skuadrës ballshiote nuk kanë luajtur në sfidat e fundit ose kanë qenë jashtë formë. Por, si stafi teknik edhe ai mjekësor janë angazhuar shumë që këta lojtarë të kapin formën e tyre më të mirë. Në Lushnjë, skuadra mallakastriote do të kërkojë 3 pikët, për të vijuar betejën për vendin e parë. Në dy fazat e shkuara, Bylisi ka fituar 1-0 në shtëpi dhe 2-0 në “Roza Haxhiu”.

Ballshiotët shpresojnë edhe te ndonjë gabim i rivalëve, për të rikuperuar pozitat e tyre. Skuadra po kalon një moment mjaft të mirë psikologjik, por Bylisi ka një kalendar aspak të lehtë. Ballshiotëve u duhet që të mos gabojnë në asnjë takim, ku në “Adush Muçaj” presin Korabin, Flamurtarin dhe në fund Elbasanin. Ndërkohë që në transfertë kë javë luajnë në Lushnjë e më pas në Fier dhe Vorë.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"