Biletat në treg, ja çmimet për ndeshjen e kthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2015 | 19:15

Biletat në treg, ja çmimet për ndeshjen e kthimit

skenderbeu milsamiPrej ditës së djeshme, konkretisht në orën 15:00, kanë dalë në shitje biletat për Skënderbeu-Milsami. Në tre qytete të vendit, konkretisht në Tiranë, Korçë dhe Elbasan, tifozët kanë pasur mundësinë që të sigurojnë një biletë. Interesimi ka qenë i madh. Një pjesë e mirë e tyre janë shitur tashmë.

Çmimet e tribunës VIP kanë vlerën e 6000 lekëve (të rinj), të cilat kanë të përfshirë kateringun dhe pijet falas. Në tribunën kryesore, ato variojnë nga 2000 lekë deri në 4000 lekë (të rinj). Tribunat pas porte (konkretisht ato C1, C2, C3, G1, G2, G3) janë 200 lekë (të rinj), ndërsa D dhe F kushtojnë 400 lekë (të rinj). Ultrasit “Ujqërit e Dëborës” do të qëndrojnë në sektorin E dhe bileta vlen 400 lekë (të rinj). Sakaq, klubi njofton se transporti do të jetë falas dhe pa limit për të gjithë tifozët korçarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"