Barcelona bën “pazar” në Itali, katalanasit të fiksuar me lojtarët e Interit dhe Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2020 | 16:31

Barcelona bën “pazar” në Itali, katalanasit të fiksuar me lojtarët e Interit dhe Juventusit

Ku më mirë sesa në Serinë A mund të shpenzosh për të transferuar një mbrojtës? Italia është njohur gjithmonë si shkollë futbolli për aspektin taktik dhe atë defensiv, prandaj Barcelona ka vendosur që të bëjë “pazar” në disa ekipe të Serisë A. Mes bisedimeve të shumta për të transferuar Lautaro Martinezin dhe Miralem Pjaniçin, kanë dalë në tryezë emra të tjerë. Bëhet fjalë për dy mbrojtësit Milan Shkriniar dhe Matajs De Ligt.skriniar

SHKRINIAR – Për këtë të fundit ka pasur një interesim konkret edhe nga Reali i Madridit, por edhe Barcelona ka pyetur drejtuesit e Interit nëse kanë në plan ta largojnë pas një sezoni jo shumë të mirë që po zhvillon nën drejtimin e Antonio Kontes. Një vit më parë ishte i pakalueshëm, ndërsa këtë herë nuk po përshtatet dot me skemën me tre mbrojtës.

Megjithatë, përgjigjja ka qenë negative për dy arsye. Konte nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga një mbrojtës i fortë vetëm për një sezon jo shumë të mirë dhe vetë lojtari, i cili nuk ka ndërmend që të largohet nga zikaltrit. Kujtojmë që Shkriniar largoi menaxherin e tij vetëm sepse e shtynte të largohej nga Interi dhe ai kërkon të qëndrojë besnik i zikaltërve.

DE LIGT – Një tjetër emër interesant është ai i Matajs De Ligtit. Mes vështirësive të shumta që kaloi në aventurën e tij të parë në Itali me Juventusin, ka ardhur menjëherë mundësia për t’u larguar. Situata këtu është pak komplekse sepse “Zonja” ka shumë besim te lojtari holandez dhe e di që ai do të rikthehet të jetë si në vitet e Ajaksit, por për një ofertë të majme ndoshta mund ta sakrifikojë.DE LIGT

Arsyeja? Sepse Merih Demiral do të rikthehet nga dëmtimi dhe do të kërkojë një fanellë titullari, po ashtu edhe Romero i Xhenoas ka arritur marrëveshjen dhe është lojtar i Juventusit.

Emrat e tjerë që i interesojnë Barcelonës janë Rugani dhe De Shiljo, por në Serinë A pëlqen edhe Fabian Ruizin e Napolit. Nëse për këto të tjerat ka ende kohë, katalanasit po nxitojnë që të mbyllin sa më shpejt transferimin e Lautaro Martinezit dhe ta zyrtarizojnë atë në fundin e sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"