Arbitri pranoi golin e parregullt të Realit në finale të Champions-it, reagon klubi i Atletikos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2020 | 21:47

Arbitri pranoi golin e parregullt të Realit në finale të Champions-it, reagon klubi i Atletikos

Mark Klatenburg, arbitri që gjykoi finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2016 midis Realit dhe Atletikos, pranoi ditën e sotme që goli i avantazhit të Realit ishte në pozicion jashtë loje, por gabimin e kuptuan në pushimin e pjesëve.

mark klatenburg

Klatenburg tregoi më tej sesi ish-mbrojtësi i Realit Pepe kishte kundërshtuar kur ai i akordoi një penallti Atletikos menjëherë sapo filloi pjesa e dytë. Por Klatenburg ia kishte mbyllur gojën duke i thënë goli juaj nuk ishte i rregullt.

atletik

Për këto deklarata të bëra nga arbitri anglez ka reaguar dhe klubi i Atletikos, i cili shpërndau në faqen zyrtare në Twitter një “screenshot” të lajmeve me deklaratat e arbitrit dhe i bashkëngjitën një fytyrë duke u menduar.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"