Ansi Nika do të qëndrojë edhe një sezon te Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2014 | 12:15

Ansi Nika do të qëndrojë edhe një sezon te Teuta

Ansi NikaMarrëveshja përfundimtare është arritur dje mes presidentit Edmond Hasanbelliu dhe mesfushorit 23-vjeçar. Prej ditësh e ardhmja e shkodranit ishte në pikëpyetje, pasi në përfundim të sezonit i kishte përfunduar kontrata me “djemtë e detit”. Për më shumë se një muaj, Nika u vendos në qendër të merkatos së shumë klubeve në Shqipëri, por në fund mesfushori i djathtë vendosi të rinovojë me Teutën. Disa ditë më parë u përfol për një rikthim të tij te Vllaznia, por ishte vetë presidenti Hasanbelliu, që dje hodhi poshtë këto zëra dhe konfirmoi arritjen e akordit me mesfushorin shkodran.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"