Ankth në Kamzë, lojtari pa ndjenja në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2013 | 12:31

Ankth në Kamzë, lojtari pa ndjenja në fushë

Janë zhvilluar dje ndeshjet e javës së 6-të të Kategorisë së Tretë. Dy takime janë luajtur për Grupin A dhe tre për Grupin B. Një javë nga fundi i kësaj gare, në grupin e parë kryeson Tirana, ndërsa në grupin tjetër Shënkolli me 11 pikë.
Grupi A Tirana B-Orikumi ka qenë edhe kryendeshja e grupit për shkak të renditjes. Vlonjatët kanë bërë një figurë mjaft të mirë në këtë takim, duke zhvilluar një nga ndeshjet më të mira. Pavarësisht se nuk kishin Ermal Goron, golashënuesin e tyre më të mirë për shkak kartonësh, ata kanë luajtur mjaft bukur. Edhe skuadra kryeqytetase ka merita për një lojë të bukur teknike, sidomos në sektorët e mesit të fushës, ku shumë lojtarë të saj, si Greca, Taku dhe Fuçia kanë paraqitur një aftësi të mirë. Megjithatë, sfida ka përfunduar 0-0. Në sfidën tjetër, Shkëndija e Rubiku kanë dhuruar një ndeshje të nivelit të ulët, pavarësisht rezultatit dhe golave të shënuara. Mbrojtësit durrsakë të Shkëndijës kanë treguar një nivel mjaft të ulët teknik e taktik dhe sulmuesit rubikas Gjergji dhe Jaku, megjithëse në një moshë disi të thyer, kanë shfrytëzuar gabimet amatore të kundërshtarit. Së pari ka shënuar Jaku në minutën e 10-të. Më pas është Ilir Ndoj që dyfishon nga një gabim i mbrojtjes dhe Nikollaj shënon golin e tretë. Në pjesën e dytë është Jaku që shënon golin e katërt, ndërsa durrsakët realizojnë vetëm golin e nderit me anë të Beij.
Grupi B Një ndeshje e bukur dhe me klas të lartë është zhvilluar ndërmjet Partizanit B dhe Shkodrës. Në këtë takim kanë spikatur Berdaj, Limani, Brahimi, Xhaçi e Mata për Partizanin, si dhe Çokaj, Guri, Matia për shkodranët. Që në fillim loja është ndezur me sulme e kundërsulme nga të dyja skuadrat. Në minutën e 13-të është Guri që shënon për Shkodrën. Megjithëse në avantazh, shkodranët nuk tërhiqen dhe në minutën e 28- të është Meli që dyfishon rezultatin. Në limitin e pjesë së parë, Xhino Mata do të shënonte golin e shpresës për Partizanin, duke rihapur lojën. Në minutën e 64-t, ankthi pllakos të gjithë në fushë dhe të pranishmit jashtë saj. Futbollisti shkodran, David Gjolaj, në përplasje në ajër me një lojtar të Partizanit, ka rënë në tokë pa ndjenja duke i kaluar gjuha poshtë. Ka qenë ndihma e menjëhershme e mjekut të ndeshjes që ka bërë të mundur t’i kapë gjuhën lojtarit dhe në këtë mënyrë ta përmendë. Më pas ai është larguar nga fusha për t`iu dhënë ndihma e parë. Të kuqtë e barazojnë rezultatin në minutën e 94-t. Në sfidën tjetër, Shënkolli ka mundur me rezultatin 3-0 Shkëndijën e Tiranës. Kanë spikatur Mile, Keçira dhe Mirdita, që kanë realizuar golat. Shënkolli zhvilloi dje ndeshjen e vet më të mirë. Në sfidën tjetër, amatorët e IDSsë kanë arritur fitoren e parë 4-1, pasi kanë mundur Gostimën. Në këtë sfidë kanë spikatur Meta, Haroku, Pysqyli, Nura, Gashi dhe dy vëllezërit Rebi.

Ekipi pa rezerva, luan trajneri
Në ndeshjen e djeshme ndaj IDS-së, skuadra e Gostimës nuk i kishte të gatshëm të gjithë lojtarët rezervë, të cilët nuk u paraqitën në Kamzë. Në këtë mënyrë, trajneri Besnik Allbrahimi, ndonëse 54 vjeç, pas dëmtimit të portierit Alban Dushku, është detyruar që të vendosë një lojtar si portier, konkretisht Sheralin. Që ekipi të mos mbetej me 10 futbollistë, tekniku është futur edhe vet si lojtar. Kjo ka ndodhur në minutën e 54-t. Golin e vetëm që realizoi Gostima në ndeshjen e djeshme dhe pikërisht në minutën e 75-të, ishte meritë e trajnerit-lojtar Allbrahimi, që ka dhënë një asist për Plakun që ka realizuar. Gostima pësoi dje humbjen e pestë në kampionat.

Festë te IDS, fitojnë amatorët
E pabesueshme ka qenë fitorja e parë e skuadrës së IDS-së, e cila nga ndeshja në ndeshje po e rrit nivelin. Kjo është meritë e padiskutueshme e trajnerit Artan Vangjeli, që me lojtarë amatorë ka mundur të ndërtojë në vetëm pesë ndeshje një ekip me të vërtetë të mrekullueshëm, lojtarët e të cilit kanë treguar dje një nivel të lartë loje. Në pjesën e parë janë Ruçi e Haroku që realizojnë nga një gol. Edhe në të dytën IDS ka treguar një përgatitje më të lartë fizike. Prurja më e re e këtij ekipi, Mariglen Meta, me teknikën e tij të lartë i ka vënë vazhdimisht në pozitë mbrojtësit gostimas. Gjithashtu, dje kanë shkëlqyer edhe Pysqyli apo vëllezërit Rebi.

TIRANA B-ORIKUMI 0-0
GOLA: S’ka
TIRANA B: Çela, Sula, Cuci, Taku, Greca, Tare, Islami (Jaupllari 50′),
Nela, Muça (Levendi 46′), Fuçia, Çangu. Trajner: A.Mema
ORIKUMI: Hasani, Havari, Dhoraj, Bozhanaj (Allushaj 58′), Dhimitriu,
Hoxha, Dalipi, Dulaj, Hyso, Blushi (Capo 66′), Kongjoni.
Trajner: A.Haxhija
KARTONË TË VERDHË: Nela 15′, Sula 38′, Levendi 59’/ Dalipi 65′
GJYQTARË: E.Qerimaj, S.Ahmeti, N.Sterkaj (Shkodër)
DELEGAT: Endi Hyka

SHKËNDIJA D.-RUBIKU 1-4
GOLAT: Beij 89’/ Jaku 10′, 85′, I.Ndoj 27′, Nikollaj 35′
SHKËNDIJA D.: Mukaj, Kola, Çado, Boja, Gjinaj, Alliu (Zyti 86′), Lorja
(Beij 38′), Tërniçi (Kokoshani 42′), Shtjalshi, Hasani, Kortoçi.
Trajner: J.Rakipi
RUBIKU: Pepa, Jaku, I.Ndoj, Misha, Bushpepa (Sulejmani 88′), Gjergji,
Nikollaj (L.Vuka 80′), Pergjoka, A.Vuka, Marku, Nikolli. Trajner: P.Gjergji
KARTONË TË VERDHË: Çado 18′, Gjinaj 28′
GJYQTARË: I.Myrtja, S.Ahmeti, N.Sterkaj (Shkodër)
DELEGAT: Fation Muhameti

PARTIZANI B-SHKODRA 2-2
GOLAT: Mata 44′, Xhafa 90+4’/ Guri 13′, Meli 28′
PARTIZANI B: Myrtaj, Cane, Berdaj, Rrapo, Brahimi, Xhaçi (Bregaj
78′), Hasani, Xhafa, Limani, Mata, Demiri (Hidri 78′). Trajner: M.Pelinxhi
SHKODRA: Taipi, Lleshi, Mehja, Gjolaj (Dritarja 78′), Lekaj, Çokaj,
Pelinku, Meli, Guri, Hysaj, Matia (Verri 71′). Trajner: Z.Lumani
KARTONË TË VERDHË: Berdaj 30′, Brahimi 36’/ Meli 18′, Guri 58′,
Mehja 61′
GJYQTARË: I.Zhuli, L.Haxhiu, R.Muska (Tiranë)
DELEGAT: Sulejman Demollari

SHKËNDIJA T.-SHËNKOLLI 0-3
GOLAT: E.Mile 45′, Keçira 72′, E.Mirdita 86′
SHKËNDIJA T.: Biduli, Metalia, Perlesi, Hajdari (Shkreta 46′), Xhakollari,
Koçi (Ibrahimi 78′), Mula, Hoxha, Picaku, Shuaipi, Tuci (Peshku
58′). Trajner: G.Mahmutaj
SHËNKOLLI: Gjeka, Djala, Zefi, Mashi, Marku, F.Mirdita (Prendi 78′),
Deda, E.Mile, Keçira (Lona 84′), E.Mirdita, Bruka. Trajner: A.Bruka
KARTON I VERDHË: Koçi 83′; KARTON I KUQ: Picaku 71′
GJYQTARË: A.Gjeçi, D.Tomori, M.Shabani (Tiranë)
DELEGAT: Endi Hyka

IDS-GOSTIMA 4-1
GOLAT: Ruçi 16′, Haroku 28′, Pysqyli 65′, 83’/ Plaka 75′
IDS TIRANA: Fezga, Hysko, J.Rebi (Beno 46′), Gj.Rebi, Gashi, Nura, Meta,
Ruçi, Basha, Haroku (Qosja 75′), Pysqyli (Marku 85′); Trajner: A.Vangjeli
GOSTIMA: Dushku (Allbrahimi 66′), Vedollari, Verçani, M.Balla, Plaka,
Bilali, Shukle, E.Balla, Lulgjuraj, Peqini, Nergjoni (Sherali 46′).
Trajner: B.Allbrahimi
KARTONË TË VERDHË: Haroku 41′, Nura 17’/ M.Balla 16′, Vedollari 87′
GJYQTARË: R.Dobruna, E.Zeqaj, K.Kotis (Tiranë)
DELEGAT: Sulejman Demollari
ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"