Analiza e Sakit: Inzagi s’e fal Guardiolën nëse gabon, Murinjo do të shiste frigoriferë edhe në Alaskë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 10:36

Analiza e Sakit: Inzagi s’e fal Guardiolën nëse gabon, Murinjo do të shiste frigoriferë edhe në Alaskë

Arrigo Saki ka analizuar për “La Gazzetta dello Sport” tri finalet europiane që i presin skuadrat italiane, duke kërkuar t’u injektojë besim atyre, por edhe t’i paralajmërojë për vështirësitë.

saki

“Suksesi i skuadrave italiane është fryt i një motivimi të jashtëzakonshëm, shpirti grupi dhe loje”, e nisi fjalën ish-trajneri duke u ndalur më pas konkretisht te secila skuadër. Si mbërrin Interi në Stamboll? Zikaltrit janë mirë fizikisht dhe ne duhet të përgëzojmë Simone Inzagin, një trajner i zoti dhe një person i edukuar. Ai e çoi ekipin në krye në momentin vendimtar dhe ai është aq i mençur sa të mos reagojë kur zëvendëson lojtarët dhe ata largohu nga fusha duke tundur kokën në shenjë pakënaqësie. Inzagi ka arritur rezultate të rëndësishme, ka fituar dy kupa, dhe ndaj Mançester Sitit rezultati nuk është i shkruar.

Megjithatë, anglezët janë favoritë. Ata kanë cilësi të shkëlqyera, jam dakord. Guardiola ishte në gjendje të zgjonte të gjithë grupin, tani ata sulmojnë hapësirat, lëvizin në fushë, nuk mbështeten vetëm në teknikë. Por më besoni, Interi ka shanset e tij sepse ne italianët, në momentet e rëndësishme dimë gjithmonë të jemi aty, nxjerrim atë gjënë ekstra që të tjerët nuk e kanë. Është një nga virtytet tona dhe duhet mbrojtur. Pra sfidë e ekuilibruar? Le të themi se për të fituar kupën, Siti duhet të jetë i zoti ta bëjë. Duhet të djersiten shumë, sepse Interi ka elementë të aftë për të vënë në vështirësi këdo. Guardiola e di se ai nuk mund të bëjë një gabim sepse, kur bëni një gabim ndaj një taktiku si Inzagi, taktiku nuk të fal.

Si e shihni Romën kundër Sevijas? Roma ka një trajner të jashtëzakonshëm, i cili ka përvojë të madhe dhe që do të ishte në gjendje të shiste frigoriferë edhe në Alaskë. Skuadrat e tij janë skuadra me këmbë në tokë, por kanë një personalitet të fortë dhe nuk dorëzohen kurrë. Kanë karakter, vendosmëri, një ndjenjë përkatësie. Ai, si personazh autentik që është, ka mundur të përfshijë mjedisin dhe grupin. Çfarë ndeshjeje do të jetë? Ne do të shohim një ndeshje midis një ekipi, Sevijas, që preferon posedimin e topit dhe një tjetre, Romës, që ka një profesion thjesht mbrojtës, në stilin italian. Unë them se mund të presësh gjithçka nga Murino dhe skuadrat e tij. Madje një arritje të madhe.

Pastaj është Fiorentina ndaj Uest Hemit. Ndeshje e vështirë sepse anglezët bazohen shumë në ritëm. Kam parë që Fiorentina ndaj Interit bëri gjëra shumë të mira dhe Italiano është një trajner që e vlerësoj. Po del nga takticizmi i zakonshëm dhe kërkon mënyra të reja për të mbërritur te suksesi. Skuadrat e tij nuk janë asnjëherë të zhurmshme dhe do të isha i lumtur për ta të triumfonin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"