Albpetroli nuk di të ndalet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2013 | 12:06

Albpetroli nuk di të ndalet

Ekipi i Albpetrolit nuk di të ndalet, ndërsa po kalon nga fitorja në fitore. Futbollistët patosarakë, të drejtuar nga trajneri Arben Ymeri, kanë arritur të marrin tri pikë tepër të vlefshme në transfertën e Këlcyrës. “Ishte një nga sfidat më të vështira të kësaj faze të dytë. Megjithatë jam i kënaqur nga djemtë, të cilët treguan disiplinë të lartë, shpirt gare dhe karakter sportiv. Ata arritën të prodhonin një lojë të bukur dhe ta mposhtnin kundërshtarin duke arritur fitoren e radhës”, – tha Ymeri.
Mikel Mbriçaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"