Albpetroli ndalet pas 14 fitoreve të njëpasnjëshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2013 | 13:46

Albpetroli ndalet pas 14 fitoreve të njëpasnjëshme

Pas 14 fitoreve të njëpasnjëshme, Albpetroli është ndalur te barazimi në një ndeshje të vështirë në transfertë me Bilishtin, ku nuk kanë munguar edhe grushtet e lojtarëve kundërshtarë. Pika e marrë u ka vlejtur shumë patosarakëve, të cilët janë tri pikë larg Tepelenës së vendit të dytë. Trajneri Arben Ymeri, duke iu referuar ndeshjes me Bilishtin, thotë: “Ishte një nga ndeshjet më të vështira. Megjithatë ia dolëm mbanë, pasi skuadra prodhoi një lojë të mirë dhe tregoi shpirt të lartë gare”.
Mikel Mbriçaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"