Albpetroli frenon euforinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2013 | 12:44

Albpetroli frenon euforinë

Mariglen Kule, që ka luajtur në Superiore me ekipet e Bylisit, Apolonisë dhe Tomorrit, është një nga lojtarët më me përvojë te Albpetroli. “Jemi një ekip i fortë, i harmonizuar dhe që luan mjaft mirë, ndaj dhe po ecim në rrugën e duhur. Pa dyshim që merita u takon të gjithëve duke filluar nga stafi drejtues, por edhe ne lojtarët. Megjithatë, kjo nuk duhet të na vetëkënaqë, përkundrazi kërkon më shumë mobilizim, motivim dhe vlerësim për ndeshjet në vazhdim duke filluar nga ajo e radhës me Këlcyrën”, – thotë Kule.
Mikel Mbriçaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"