Albpetroli feston ngjitjen në të Parën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2013 | 11:26

Albpetroli feston ngjitjen në të Parën

Pas fitores 4-0 ndaj Skraparit, ekipi i Albpetrolit ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë. Një sukses i tillë është shoqëruar edhe me një festë të madhe, e cila ka vazhduar për orë të tëra në qytetin e vogël të Patosit. Trajneri Arben Ymeri kërkon t’i bëjë një mbyllje sa më dinjitoze kampionatit, ndaj ka kërkuar nga lojtarët e tij që festën ta lënë pas një jave dhe të mos dehen nga euforia, por të qëndrojnë me këmbë në tokë, që të arrijnë një rezultat pozitiv edhe në sfidën ndaj Përmetit.
Mikel Mbriçaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"