20 mijë euro në katër muaj dërgojnë Elis Bakajn te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2017 | 13:49

20 mijë euro në katër muaj dërgojnë Elis Bakajn te Vllaznia

Më pak se një javë nga mbyllja e merkatos së janarit, vjen goditja e madhe: Elis Bakaj transferohet te Vllaznia.

elis bakaj

Mesfushori ka gjetur akordin financiar me klubin shkodran i cili ka bërë një sakrificë për të plotësuar kërkesat e tij. Sipas informacioneve paraprake, për qëndrimin e tij te shkodranët, deri në fund të sezonit, lojtari do të përfitojë një shifër prej 20 mijë eurosh.

Bakaj sot në drekë është takuar me trajnerin Armando Cungu, i cili e mirëpriste një firmë të tillë, si një përforcim shumë të rëndësishëm për ekipin i cili ka shfaqur probleme të mëdha në fazën sulmuese.

Trajneri konfirmoi dje pas ndeshjes së humbur me Kukësin se Bakaj iu ofrua Vllaznisë, por klubi nuk mund të përballonte kërkesat financiare të lojtarit.

Bakaj, ndërkaq, dje arriti një marrëveshje me Tiranën, me të cilën po stërvitej që kur u shkëput nga kroatët e RNK Splitit tetorin e shkuar. Mirëpo bllokimi i merkatos së bardhebluve nga FIFA e dogji transferimin e futbollistit në radhët e skuadrës së Mirel Josës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"