Postuar: Tetor 24, 2025 | 20:15
Zyrtari i Vllaznisë thumbon bardheblutë me Edi Martinin, kthehet 24 vite pas: Mirupafshim Tirana
Vllaznia mori sot një fitore të madhe ndaj Tiranës në stadiumin “Loro Boriçi”. Kuqeblutë triumfuan me rezultatin 3-1 dhe vijojnë në rrugën e tyre drejt titullit kampion.

Objektivi për të rikthyer në Shkodër trofeun më të rëndësishëm, është me trajnerin Edi Martini në krye. Zyrtari i Vllaznisë, Blendi Dibra, ka thumbuar Tiranën me një mesazh që daton 24 vite më parë.
“Mirupafshim Tirana”, shkruhej në fanellën e Martinit në vitin 2001. Asokohe Vllaznia fitonte titullin e fundit kampion, ndërsa Tirana e mbyllte si vend i dytë.
Në Shkodër po shfaqen si skuadër e pandalshme. Pas tetë javësh të luajtura kanë grumbulluar 19 pikë.

PANORAMASPORT.AL













