ZYRTARE/ Vlerësohet 700 mijë euro, Flamurtari prezanton përforcimin e fundit në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2026 | 22:30

ZYRTARE/ Vlerësohet 700 mijë euro, Flamurtari prezanton përforcimin e fundit në merkato

Klubi i Flamurtarit ka bërë sot prezantimin e një tjetër futbollisti të afruar në merkato, duke shpresuar që të ndihmojë ekipin e Morieros të shkojë drejt mbijetesës.

mbe

Mesfushori kamerunas me tipare mbrojtës, Zhak Mbe, i është bashkuar ekipit vlonjat duke u bërë pjesë e kësaj skuadre. Futbollisti ishte që në verë pa skuadër, ndërsa eksperiencën e fundit e kishte skuadra Beluizdad në Algjeri.

Ndonëse ishte pa ekip, kartoni i tij në “transfermarkt” vlerësohet 700 mijë euro, duke e bërë atë një nga lojtarët me vlerën më të lartë në Superiore.

NJOFTIMI I FLAMURTARIT

Zyrtare | Përforcim i ri në mesfushë

Mesfushori defensiv Jacques Mbé i bashkohet Flamurtari F.C.

26-vjeçari vjen nga CR Belouizdad (Algjeri), i gatshëm për një sfidë të re me fanellën kuqezi.

Emri: Jacques Mbé

Datëlindja: 24.02.1999 (26 vjeç)

Shtetësia: Cameroon

Gjatësia: 1.79 m

Pozicioni: Mesfushor defensiv

Mirë se erdhe në Vlorë dhe suksese në Flamurtari F.C.

PANORAMASPORT.AL