ZYRTARE/ U diskutua largimi nga Dinamo, presidenti Bardhi “blindon” liderin e ekipit me kontratën e re
Dinamo ka konfirmuar rinovimin e Naser Alijit me kontratë 2-vjeçare. Ashtu si edhe pritej, lideri i ekipit do të vazhdojë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

32-vjeçari është po ashtu pjesë e Kombëtares. Me Dinamon luan prej dy sezonesh ku ka regjistruar 72 paraqitje.
Postimi i Dinamos:
“FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarisht rinovimin e kontratës me mbrojtësin Naser Aliji edhe për dy vitet e ardhshme.
Presidenti Adrian Bardhi dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit, duke konfirmuar kështu besimin dhe ambiciet e përbashkëta për të ardhmen.
Me eksperiencën ndërkombëtare, profesionalizmin dhe kontributin e tij në fushë, Aliji është një pikë e rëndësishme e skuadrës dinamovite. Rinovimi i kontratës përfaqëson një hap të rëndësishëm në projektin për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe të qëndrueshëm.
I urojmë Naserit shumë suksese me fanellën blu në sfidat tona për arritjen e objektivave të radhës!
Klubi po punon fort dhe së shpejti do të ketë të tjera lëvizje për kompletimin e një skuadre kompetitive”.
PANORAMASPORT.AL













