Postuar: Maj 16, 2026 | 20:22
ZYRTARE/ U aktivizua 25 ndeshje në Superiore, Vora ndërpret bashkëpunimin me mesfushorin
Enis Fazlagiç nuk do të jetë më pjesë e Vorës. Ka qenë vetë klubi, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka komunikuar ndërprerjen e bashkëpunimit.

Vora e ka falenderuar Fazlagiçin, për kontributin e dhënë me fanellën e bluve. 26-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, u aktivizua 25 ndeshje me fanellën e Vorës në Superiore, duke marrë në total 1474 minuta, ku regjistroi 1 asist. Ndërkohë ai luajti edhe 3 ndeshje në Kupën e Shqipërisë, ku shënoi 2 gola.













