Postuar: Qershor 25, 2025 | 23:25
ZYRTARE/ Tjetër afrim në merkato, Vora prezanton ish-futbollistin e Partizanit
Ish-mbrojtësi i Partizanit, Henri Zuna, nuk ka humbur kohë, për të gjetur skuadrën e re, teksa ditën e sotme është prezantuar si përforcimi më i ri i debutuesve të Vorës.

Ka qenë vetë klubi nga periferia e kryeqytetit, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka prezantuar Zunën. 22-vjeçari ka firmosur kontratën me klubin e ri, teksa më herët është aktivizuar me ekipe si Partizani dhe sezonin e fundit me Kastriotin.
Zuna u afrua te Partizani në janarin e vitit 2021, ku numëroi paraqitje me ekipin U-21. Në dy sezone të ndryshme është preferuar huazimi te krutanët. Me ekipin e parë të Partizanit, mbrojtësi numëroi tetë ndeshje.
PANORAMASPORT.AL













