Postuar: Prill 30, 2026 | 23:41
ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur pas derbit me Tiranën, Partizani largon Kërnajën: Ka komprometuar…
Oltijon Kërnaja është shkarkuar nga Partizani. Klubi i kuq e ka publikuar vendimin si rrufe në qiell të hapur, ndërsa po përgatitej sfida me Flamurtarin.

Të kuqtë kanë pësuar një tjetër tronditje, duke qenë vetëm tri javë larg fundit. Humbja në derbin me Tiranën nuk u kapërdi, duke bërë që bardheblutë të sjellin shkarkimin e dytë të një trajneri te Partizani brenda sezonit.
Njoftimi i Partizanit:“FK Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Oltijon Kërnaja. Largimi vjen pas rezultateve zhgënjyese që ekipi ka rregjistruar së fundmi çka ka kompromentuar ndjeshëm objektivat e klubit. Përgjatë pjesës së mbetur të këtij sezoni ekipi do të drejtohet nga stafi teknik aktual, pjesë e të cilit është edhe drejtori sportiv Agim Ibraimi”.
PANORAMASPORT.AL













