ZYRTARE/ Plotësohen skuadrat, mësoni përbërjen e Kategorisë së Parë për edicionin 2026-2027

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2026 | 22:44

ZYRTARE/ Plotësohen skuadrat, mësoni përbërjen e Kategorisë së Parë për edicionin 2026-2027

Fitorja e Kukësit në ndeshjen play-out për pjesëmarrjen në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm, ka plotësuar skuadrat që do të marrin pjesë në edicionin 2026-2027 në këtë nivel të futbollit shqiptar.

kategoria-e-pare-1

Verilindorët mbijetojnë në këtë kategori së bashku me ekipet e Pogradecit, Ilirisë, Besës, Kastriotit, Burrelit dhe Korabit.

Nga Kategoria Superiore vijnë skuadrat e Bylisit dhe Flamurtarit, ndërsa nga Kategoria e Dytë vijnë skuadrat e Besëlidhjes, Orikut dhe Sopotit.

PJESËMARRËSIT 2026-2027

Bylis – Nga Superiorja

Flamurtari – Nga Superiorja

Pogradeci

Iliria

Besa

Kastrioti

Burreli

Korabi

Sopoti – Nga play-out

Kukësi

Besëlidhja – Nga Kategoria e Dytë

Oriku – Nga Kategoria e Dytë

PANORAMASPORT.AL