Postuar: Qershor 4, 2025 | 15:19
ZYRTARE/ Pjesë e historisë së Egnatias, pas Zejnullait largohet edhe një tjetër protagonist i kampionëve
Ilir Dobjani është largimi i radhës zyrtar tek Egnatia pas Zejnullait. Portieri 24-vjeçar ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit përmes rrjeteve sociale.

Dobjani është pjesë e historisë së Egnatias, pasi mori minuta në të dyja sezonet ku rrogozhinasit u shpallën kampion. Në pjesën e dytë të këtij edicioni u huazua te Laçi. Me këto të fundit pati hapësira në katër ndeshje ku mbajti dy herë portën e paprekur, ndërsa pësoi tre gola.
“Nga sot nuk jam më pjesë e Egnatias. Falenderoj drejtuesit, stafin, shokët e ekipit, punonjësit, dhe të gjithë tifozët për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kohës që isha pjesë”, shkruan Dobjani në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL













