ZYRTARE/ Partizani e largoi si të padëshiruar, sulmuesi rikthehet te “dashuria e vjetër”
Viktor Da Silva u largua si i padëshiruar nga Partizani në këtë merkato. Dhe pse kishte kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit, palët vendosët ta ndërpresin pasi braziliani ishte jashtë planeve.

Da Silva u zyrtarizua te Drenica. Aty ku ka edhe bashkimin me trajnerin Thomas Brdariç.
Më parë Da Silva dhe Brdariç i afroheshin titullit kampion në Shqipëri. Sezoni 2020/21 ishte ai ku kuqeblutë kërkuan shitjen e titullit.
Njoftimi i Drenicës:
“ZYRTARE| VICTOR DA SILVA I BASHKOHET DRENICËS!
Klubi Futbollistik Drenica ka kënaqësinë të ju njoftoj për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin brazilian, Victor Da Silva. 31-vjeçari vjen në “Bajram Aliu” si një përforcim i rëndësishëm për repartin e sulmit, duke sjellë me vete eksperiencë ndërkombëtare.
Karriera: Së fundmi, Da Silva ishte pjesë e FK Partizanit në kategorinë superiore. E kaluara e tij është mjaft e suksesshme, duke u formuar dhe luajtur për klubin e njohur italian, Chievo Verona dhe Brescia. Ai gjithashtu ka shkelqyer te Vllaznia e Shkodrës dhe Nasaf Qarshi.
Klubi i dëshiron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën kuq e zi! Mirësevjen, Victor!”
PANORAMASPORT.AL













