ZYRTARE/ Kontratë 1-vjeçare, Tirana prezanton sulmuesin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2025 | 17:12

ZYRTARE/ Kontratë 1-vjeçare, Tirana prezanton sulmuesin e ri

Tirana ka konfirmuar lajmin e “Panorama Sport” teksa ka prezantuar sulmuesin e ri. Bëhet fjalë për Serge Tabekou. Bardheblutë njoftojnë se kanë nënshkruar kontratë 1-vjeçare me kamerunasin.tabekouREAGIMI

🔵⚪ Zyrtare: Serge Tabekou bashkohet me Tiranën!

Klubi i Futbollit Tirana njoftoj afrimin e sulmuesit kamerunas Serge Tabekou, i cili ka firmosur me bardheblutë për sezonin e ri!

Me eksperiencë në kampionate të ndryshme evropiane dhe një profil të shpejtë, teknik e të rrezikshëm në zonë, Tabekou pritet të jetë një armë shtesë në repartin ofensiv të Tiranës. ⚡⚽

Mirësevjen në familjen bardheblu, Serge!


View this post on Instagram

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Klubi i fundit ka qenë Nea Salamis ku u largua në janarin e këtij viti. Më parë futbollisti ka luajtur edhe te Manisa dhe Union SG.

PANORAMASPORT.AL