Postuar: Korrik 7, 2025 | 19:30
ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Elbasani prezanton sulmuesin e shumëpritur
Roi Ben Shimon është zyrtarisht lojtar i Elbasanit. Klubi verdheblu e ka prezantuar sulmuesin izraelit, që transferohet në Shqipëri pas aventurës me Makabi Herzlian në Izrael.

“Panorama Sport” zbuloi këtë lëvizje, që konsiderohet e rëndësishme për sezonin e ri. 24-vjeçari është vendosur menjëherë nën urdhërat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.
Ben Shimon numëron edhe një paraqitje me Izraelin U-21. Në karrierën e tij ka luajtur me ekipe si Bnei Jehuda, H. Kfar Saba, Ashdod dhe Beitar Jeruzalem.
PANORAMASPORT.AL













