ZYRTARE/ Klubi i Superiores shet lojtarin e dytë në merkato, zbulohet destinacioni i ri për mesfushorin
Teuta ka zyrtarizuar shitjen e Higor Vidal. “Panorama Sport” kishte treguar më parë se mesfushori ishte drejt largimit, ndërsa destinacioni i ri është Kina. Emri i klubit nuk bëhet i ditur.

Kjo transferim me sukses pason atë të Gabriel Gomes. Askush nuk është si Teuta aktualisht në Superiore, sa u përket shitjeve.
Njoftimi i Teutës:
“KF Teuta bën me dije se ka finalizuar marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Higor Vidal drejt një klubi në Kinë, duke përmbyllur kështu bashkëpunimin mes palëve.
Futbollisti iu bashkua klubit tonë disa muaj më parë dhe gjatë kësaj periudhe ka demonstruar korrektesë profesionale dhe angazhim maksimal në përmbushjen e detyrimeve të tij.
KF Teuta shpreh mirënjohjen për kontributin e dhënë nga Higor Vidal dhe i uron atij suksese të mëtejshme në vazhdim të karrierës sportive. Thank you Higor”.

PANORAMASPORT.AL













